Aksident në Belorta të Korçës, lëndohet i moshuari

aksident me makine korçë 1100x620

Një person ka mbetur i lënduar pasi është përplasur nga një makinë në aksin e rrugës kombëtare në fshatin Belorta të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake personi i aksidentuar është një i moshuar. Ai sapo kishte zbritur nga një furgon me të cilin po udhëtonte dhe duke dashur të kalojë rrugën është përplasur nga automjeti.