Bilanci në Itali, rriten viktimat. Studiuesit: Festat e fundvitit ishin një “bombë” pandemike

coronavirus italia in giallo e arancione appello al rigore a natale si agli spostamenti ma solo fra piccoli centri limitrofi 1200x680 1 1100x620

Autoritetet italiane kanë shpërndarë bilancin e pandemisë italiane, që konfirmojnë faktin që situata në atë vend nuk po njeh përmirësim të dukshme.

Janë 14242 rastet e reja, kundrejt 12532 të ditës së djeshme, edhe pse testimet e kryera janë rreth 50 mijë më shumë se dita  e djeshme, dhe kjo ka ndihmuar në uljen e raportit testime/povitivitete, 10.05% nga 13.3% të 24 orëve më parë.  

Numri i viktimave është rritur ndjeshëm, nga 448 në 616 të ditës së sotme. Rajoni më i goditur rikthehet Veneto, me 2134 raste, e ndjekur për ditën e dytë radhazi nga Sicilia me 1913 raste.  

Hulumtuesit italianë që kanë ndjekur hap pas hapi ecurinë e virusit, nuk janë shumë optimistë për shifrat në ditët e ardhme. Sipas tyre, festat e fundvitit kanë qenë një ”bombë pandemike”,  ku sipas të dhënave të fundit rreth 80% e infeksioneve të reja ka si origjinë drekat dhe darkat e kaluara në familje dhe me të afërmit.