Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Darka e Dubait, Basha: Shqipëria në krizë, qeveritarët paguajnë 1000 dollarë biftekun

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 10:49 | Politikë
Darka e Dubait, Basha: Shqipëria në krizë, qeveritarët

Në një prononcim për mediat, kreu i opozitës, Lulzim Basha, komentoi darkën në Dubai, ku anëtarë të qeverisë, këshilltarë, por dhe biznesmenë të njohur të vendit tonë konsumonin një darkë, e cila është bërë objekt bisede.

Basha theksoi se qeveria Rama nuk ka turp, por me sa duket para ka, tha ai. Kreu i PD u shpreh gjithashtu se, në një raport të fundit, theksoi se ministrat e qeverisë trefishuan pasurinë gjatë 7 viteve të fundit.

“Ata nuk kanë turp. Por mesa duket, para kanë dhe kanë shumë. Po dje u publikua një raport, që tregon zyrtarisht që anëtarët e kabinetit të Edi Ramës kanë trefishuar pasurinë e tyre gjatë qeverisjes. Këta nuk e kanë në listë qytetarin, ndërsa qeveritarët darkojnë me fatura të kripura, 1 mijë dollarë bifteku.

Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që të mendojë për ju, është koha për një qeveri që jep zgjidhje për problemet tuaja dhe ajo qeveri jemi ne”, tha Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë