Del pozitiv gjatë ndeshjes, tenisti amerikan fiton dhe izolohet

kupa 1100x620

Ndërsa në Doha po luhen kualifikueset e Australian Open, “Grand Slem” –it të parë të vitit, një prej tenistëve pjesmarrës u njoftua gjatë ndeshjes se ishte prekur nga koronavirus.

Amerikani Denis Kudla po fitonte përballë marokenit Benketrit kur mësoi se kishte rezultuar pozitiv. Pavarësisht se ky i fundit triumfoi dhe më pas u vendos në karantinë, rasti në fjalë shkaktoi polemika për arsye se organizatorët nuk e ndërprenë ndeshjen në momentin që u mësua lajmi.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në futboll, në takimin Turqi-Kroaci, kur futbollisti kroat Domagoj Vida mësoi në pushimin e ndeshjes se ishte pozitiv dhe u detyrua të lërë fushën dhe skuadrën për tu vendosur në izolim.