Gjendet kutia e zezë e avionit indonezian që u rrëzua vetëm 4 minuta pas nisjes

Untitled collage 51 1100x620

Një ekip kërkimi indonezian ka gjetur një nga dy kutitë e zeza që i përkisnin avionit Sriwijaya Air që u rrëzua në Detin Java me 62 persona në bord, tri ditë më parë.

Nuk është ende e qartë nëse kutia e gjetur është regjistruesi i zërit të kabinës apo regjistruesi i të dhënave të fluturimit, njofton CNN Indonesia.

Zhytësit e Marinës gjetën rrënoja nga fluturimi SJ 182 të dielën pasi lokalizuan një sinjal nga avioni Boeing. Një ekip tjetër ka gjetur mbetjet njerëzore dhe pjesët e avionit.

Avioni “Sriwijaya Air” me 62 persona në bord u zhduk nga radari katër minuta pasi u nis në udhëtimin e tij për në Pontianak në provincën perëndimore Kalimantan.