Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I shpëtoi për mrekulli aksidentit të tmerrshëm, Grosjean tregon plagët në duar

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 16:52 | Sporte të tjera

Pas më shumë se 6 javësh nga një prej aksidenteve më dramatike që janë parë në vitet e fundit në F1, Romain Grosjean tregon për herë të parë plagët që iu shkaktuan në duar nga flakët që përfshinë makinën e tij Haas, pas përplasjes së fortë me barrierat e pistës së Bahreinit.

https://a2news.com/2020/12/04/grosjean-kujton-aksidentin-rashe-ne-paqe-me-veten-dhe-thashe-do-te-vdes/

Piloti francez postoi dy foto në Instagram, ku tregon duart e tij dhe ku u bën me dije fansave se ka përfunduar mjekimet.

“Dita e parë pa ilaçe. Harrojmë se sa perfekt është trupi ynë kur funksionon normalisht. Nesër gati për kontrollin e radhës në spital”, shkroi 34-vjeçari.

https://a2news.com/2020/12/01/kisha-me-shume-frike-per-familjen-sesa-per-veten-grosjean-tregon-momentet-e-tmerrshme-brenda-makines-ne-flake/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli