Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kupa e Italisë, Milani vuan por kalon me penallti

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 23:42 | Futboll
Kupa e Italisë, Milani vuan por kalon me penallti

Milani kalon turin e Kupës së Italisë dhe kualifikohet për çerekfinalet pas “lotarisë” së penalltive, pasi për 120 minuta nuk arriti të mposhte një Torino në krizë por këmbëngulës.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, ku më shumë se Ibrahimovic shkëlqyen sulmuesit torinez, kryesuesit e Serie A në 45 minutat e dyta patën raste të shumta, veçanërisht me Calabria, duke goditur dy herë shtyllën.

Torino, ku luante titullar edhe kosovari Mërgim Vojvoda, që doli nga fusha pas një dëmtim në shpatull, rezistoi gjithsesi deri në penalltitë finale, ku gaboi vetëm Rincon, që theu ëndrrën e Torinos por një triumf në San Siro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani