Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kush po na vaksinon? A2 flet me qeverinë gjermane: Nuk kemi dërguar asnjë vaksinë

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 19:07 | Aktualitet

Vaksina, me doza shumë të vogla, erdhi më në fund në Shqipëri, por ajo që mbeti si refren ishte pyetja se nga erdhën këto doza. Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund ta bënte publike vendin e origjinës se nga na erdhën këto doza, por kuriozitetit të përgjithshëm ne i shkuam më tej.

Në një komunikim që patën gazetarët tanë me qeverinë gjermane, me pyetjen e thjeshtë a na i keni sjellë ju këto doza, përgjigjja që morëm nga zëdhënësi i shtypit të tyre ishte se ne nuk kemi dërguar asnjë dozë deri tani në asnjë vend. Dhe më tej, ai sqaroi se nuk kanë informacion përsa i përket dhuruesit.

Komunikimin e dytë e patëm me vetë kompaninë Pfizer, me pyetjen nëse kanë ata një marrëveshje të shkruar ose jo me shtetin shqiptar. Përgjigjja e tyre ishte se ne jemi të angazhuar për ta sjellë vaksinën dhe do punojmë ngushtësisht me të gjitha qeveritë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Por, ky sqarim nuk i jep përgjigje konkrete pyetjes nëse ka apo jo një marrëdhënie konkrete për dozat e sapoardhura.

Interesi ynë u përqendrua më pas tek procedurat që janë ndjekur nga Rinasi deri në stadiumin kombëtar dhe një dokument na tregon se Autoriteti i Barnave autorizon ISHP-në që, përmes Rinasit, të tërheqë vaksinat e ardhura.

https://a2news.com/2021/01/12/dilema-per-vaksinen-cili-eshte-realiteti-ne-shqiperi/

Dokumentat e tjera që ne disponojmë tregojnë se vaksina në fakt e ka destinacionin, pra është nisur nga Gjermania, por materialet e tjera ndihmëse, siç janë shiringat apo holluesit, i kemi marrë nga Italia.

Rama tha bashkë me drejtuesit e ISHP-së që vaksinat po qëndrojnë në ISHP në minus 80 gradë. Ndërkohë që dokumenti i zhdoganimit na tregon se vaksinat kanë ardhur nga Rinasi direkt në stadium. Teknikisht, një ampulë, sapo del nga frigoriferi duhet të harxhohet brenda 2 orësh. Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e kontaktuar nga A2, nëse procedura e ndjekur për sjelljen e vaksinës është apo jo konform ligjit, nuk ka kthyer ende përgjigje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani