Libri i parë zyrtar me foto të pabotuara të Billie Eilish del më 11 maj

billie 1100x620

Ikona e pop-it të gjeneratës, Billie Eilish, flet për veten e saj në librin e parë zyrtar “Billie Eilish”, që do të dalë më 11 maj 2021, njëkohësisht në të gjithë botën.

Kantautorja e re amerikane tregon jetën e saj në një mënyrë intime dhe të thellë në një histori të ndërtuar përmes imazheve dhe fjalëve, me qindra fotografi të pabotuara, nga fëmijëria e deri më sot.

“Kam kaluar shumë kohë duke kërkuar albumet familjare për të zgjedhur personalisht të gjitha fotot që përmban ky libër”, thotë Eilish, e cila arriti shpejt kulmet e suksesit, duke u bërë artistja femër më e vlerësuar e momentit dhe më e dashura e brezit të ri.

“Shpresoj ta doni, ashtu si unë”, shpreson kantautorja, e cila u bë një yll me single-in “Ocean Eyes” të vitit 2015. Në vitin 2019, albumi i saj “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”, shkruar, prodhuar dhe regjistruar nga Billie dhe vëllai i saj Finneas në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos, arriti kulmin me vendin e parë në Billboard 200 të SHBA-së dhe 17 vende të tjera të botës, duke u bërë albumi më i dëgjuar i vitit. Ndër çmimet më të rëndësishme të Billie, bien në sy 6 Guiness World Records, 5 Grammy Awards, 3 Billboard Music Awards.

Hitet e fundit muzikore “My Future, Therefore I am” e “No time to die”, kjo e fundit është kolona zanore e filmit të ri të 007, që konfirmon talentin e saj të pabesueshëm.