Mbërrin në Itali ngarkesa e parë e vaksinës Moderna

Untitled collage 2021 01 12T080520.155 1100x620

Pak ditë pas marrjes së autorizimit për t’u përdorur në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, ka mbërritur në Itali ngarkesa e parë e dozave të vaksinës së krijuar nga kompania Moderna.

Në orët e para të mëngjesit, furgoni me vaksina, i nisur nga Belgjika, arriti në Brennero, për të udhëtuar më pas drejt Romës. Gjatë gjithë kohës ai u shoqërua nën masa shumë të forta sigurie.

Italia nisi vaksinimin kundër koronavirusit, në javën e fundit të dhjetorit, me vaksinën e Pfizer dhe tashmë ka në dorë një tjetër armë të fortë kundër pandemisë.