Moderna pret që vaksina e saj të mbrojë nga koronavirusi, të paktën një vit

moderna 1100x620

Kompania e bioteknologjisë, Moderna, beson se vaksina e saj do të mbrojë njerëzit kundër Covid-19 për të paktën një vit.

“Pritshmëria jonë është që imuniteti t’ju zgjasë të paktën një vit”, tha zyrtari kryesor mjekësor i Moderna, Tal Zaks, në një konferencë.

Kompania do të duhet të bëjë prova klinike te njerëzit për të parë nëse shtimi i një doze të tretë, mund të zgjerojë mbrojtjen për një kohë më të gjatë, tha Zaks.

Aktualisht, vaksina merret me dy doza, me nga një muaj larg. Vaksina e koronavirusit të Moderna është një nga vaksinat e aprovuara për përdorim emergjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, si dhe nga Agjencia Europiane e Barnave.