Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ndalon në mes të rrugës për të lënë tigrin të kalojë

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 14:17 | Fotolajme

Foto të pabesueshme nga India tregojnë motoristët që ndalojnë në mes të rrugës për të lënë tigrat të kalojnë. Grabitqari vdekjeprurës u fotografua duke ecur nga njëra anë e pyllit në tjetrën, ndërsa njerëzit, krejtësisht të pambrojtur, thjesht prisnin që ai të largohej, pa pasur frikë për ndonjë sulm.

Rruga në fjalë kalon mes përmes rezervatit të tigrave Tadoba Andhari. Aty jetojnë rreth 80 tigra, por sipas vëzhguesve të zonës ata i shmangin njerëzit në shumicën e rasteve.

Megjithatë, këtë herë duket se tigri 250-kilogramësh nuk është shqetësuar aspak nga prania e njerëzve dhe ka kaluar i qetë në anën tjetër të rezervatit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë