Ndjekje me makinë si në filma, grabitësi arrestohet mbi çati

Një video që duket si një skenë e filmave aksion, por që në fakt tregon një ndjekje me shpejtësi të lartë, të ndodhur në Kuinsland (Queensland) të Australisë, një ditë më parë.

Policia lokale ka publikuar pamjet e ndjekjes së një personi, vetëm 22 vjeç, i cili pasi kishte grabitur një makinë Audi A5 është parë të ecë me shpejtësi, duke mos iu përgjigjur thirrjeve për të ndaluar.

Më në fund, grabitësi futet në një banesë private dhe përpiqet të largohet duke u ngjitur mbi çatinë e shtëpisë, ku edhe u arrestua nga efektivët e Policisë.