Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nuk është Poli i Veriut, bora e dendur përfshin veriun e Italisë

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 08:37 | Bota

Një valë e të ftohtit polar ka përfshirë veriun e Italisë, duke sjellë temperatura tepër të ulëta dhe reshje të dendura bore në disa zona.

Situata më alarmante paraqitet në Veneto dhe Alto Adige, ku termometri shënoi përkatësisht -24 dhe -25 gradë Celsius.

Sipas meteorologut, Dieter Peterlin, nuk bëhet fjalë për temperatura rekord nën zero, megjithatë këto shifra janë më të ulëtat e viteve të fundit. Reshjet e borës do të vijojnë dhe gjatë ditës së sotme dhe më pas temperaturat do të nisin të rriten gradualisht.

Në zonat ku bora dhe i ftohti kanë krijuar një panoramë polare mund të veçojmë Asiago (-19.3)Santo Stefano di Cadore (-18.8),  Feltre (-11.5), Passo Cimabanche (-21.6), Pian Cansiglio (-23.5), Piana di Marcesina (-25.2).

A2 CNN Livestream

Dita jonë