Përkufizimi i kufijve, Vuçiç: Do të ishte zgjidhja e konfliktit me Kosovën

VUCIC KUFIJTE  1100x620

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, rikthen edhe një herë në vëmendje, idenë e shkëmbimit të territoreve me Kosovën.

Sipas tij, përkufizimi i kufijve, siç e cilëson, është një zgjidhje me të cilën Serbia do të ishte po aq e kënaqur apo e pakënaqur se Kosova.

Por, Prishtina, sipas tij, nuk është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Ideja për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve, është shpërfaqur për herë të parë në verën e vitit 2018.

Ajo ka nxitur reagime pro dhe kundër, në Kosovë, Serbi dhe mes komunitetit ndërkombëtar. Por, autoritetet në Kosovë e hodhën poshtë përfundimisht, duke thënë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.