Qëlluan me armë ndaj një banese, arrestohet një 33-vjeçar në Shkodër

policia shkoder 1100x620

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër pasi akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”, për ngjarjen e ndodhur në datë 8 janar, kur u qëllua në drejtim të një banese me armë zjarri.

Në pranga është vënë shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”. Sipas policisë A. K., dhe vëllai i tij, shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. 

Policia po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes.