SHBA, emetimet e gazrave të dëmshme u ulën me 10% vitin e kaluar

ndotja shba 1100x620

Emetimet e dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjera të dëmshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan një rënie drastike vitin e kaluar: 10%.

Kjo erdhi si pasojë e pandemisë, që i kushtoi shumë aspektit ekonomik dhe për këtë arsye, ekspertët paralajmërojnë se nëse kujdesi për klimën nuk kthehet në prioritet, emetimet do të kthehen shumë shpejt në nivelet e mëparshme.

CNN publikon se rënia prej 10,3% është më e madhja që pas Luftës së Dytë Botërore. Sa për krahasim, recesioni ekonomik i vitit 2009 në SHBA bëri që emetimet të binin deri në 6,3%.

Emetimet e gazrave të dëmshme kanë pësuar rënie në të gjithë botën për shkak të Covid-19. Sipas përllogaritjeve, ato kanë rënë globalisht me 7%, duke qenë se disa nga sektorët më ndotës të ekonomisë pësuan ngërç.