SHBA fut Kubën në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

Untitled collage 2021 01 12T075654.777 1100x620

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur që të fusë Kubën në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin.

Në njoftimin e DASH, për këtë vendim, thuhet se Kuba në mënyrë të përsëritur ka siguruar organizimin e akteve terroriste ndërkombëtare në territorin e saj, duke garantuar në këtë mënyrë një strehë të sigurt për terroristët.

Në këtë mënyrë, presidenti Trump i lë një tjetër sfidë administratës së re Biden që kishte si qëllim të normalizonte marrëdhëniet me Kubën.

Një zyrtar i lartë kuban reagoi për këtë vendim të DASH duke e konsideruar atë hipokrit dhe oportunizëm politik.