Spitali i ri në Fier, Rama takon pronarët në protestë

ramafier 1100x620

Kryeministri Rama shkoi në Fier ku u takua me disa nga pronarët e tokave mbi të cilat do të ndërtohet spitali i ri i premtuar nga presidenti turk, Erdogan.

Pronarët kanë dalë në protesta duke deklaruar se çmimi me të cilin do të shpronësohen është shumë i ulët. Kryeministri Rama ka deklaruar se protestat nuk do të funksionojnë pasi bëhet fjalë për shpronësime për interes publik të bazuara në ligj.

“Kjo gjë nuk është për diskutim, por për zbatim”, është shprehur Rama, mesazh të cilin mësohet se ua ka përcjellë edhe sot pronarëve që protestojnë.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka theksuar se këtyre pronarëve u është ofruar edhe një marrëveshje për të përfituar nga ngritja e njësive të shërbimit përreth spitalit të ri të Fierit.