Tërmet me magnitudë 4.0 Rihter në Himarë

Untitled collage 2021 01 12T084630.074 1100x620

Një tërmet me magnitudë 4.0 Rihter është regjistruar rreth orës 08:30 në vendin tonë.

Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë 2 km në jug të qytetit turistik të Himarës, në një thellësi 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë shumë nga banorët e zonës, por deri tani nuk raportohen dëme si pasojë e tyre.