Trashëgimtarët e Maradonës, në skenë del edhe një vajzë e jashtëligjshme, luan futboll

vajza maradona 1100x620

Kur kanë kaluar pak muaj nga ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, në Argjentinë vazhdojnë diskutimet rreth pasurisë dhe trashëgimtarëve të legjendës së futbollit.

Në këto momente, në skenë ka dalë edhe një tjetër fëmijë nga lidhjet jashtë martesës së “Pibe de Oro”.

Bëhet fjalë për një vajzë 25-vjeçare, Eugenia Loprevittola, e cila ka një histori të veçantë. Nëna biologjike e dha për adoptim dhe pas shumë viteve e takoi për t’i zbuluar sekretin se Maradona ishte i ati.

Mediat argjentinase kanë shpjeguar se vajza, e cila luan edhe futboll, kërkon vetëm të konfirmojë nëse Diego është realisht babai biologjik dhe nuk është e interesuar për trashëgiminë në vlerën e miliona eurove.