Zjarr në një banesë në Kavajë, 94-vjeçari përfundon në spital

zjarr 1100x620

Një shtëpi në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, është përfshirë nga flakët pak pas mesditës të së martës.

Si pasojë e zjarrit, ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., 94 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.