108-vjetori i policisë, Çuçi: Sot, Policia e Shtetit, institucioni më i besuar

WhatsApp Image 2021 01 13 at 13.33.19 1100x620

Në 108-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se, sot Policia është institucioni më i besuar.

Si sukses, Çuçi përmendi Operacionin Forca e Ligjit, ku sipas tij, u sekuestruan qindra pasuri të krimit të organizuar.

“Viti që lamë pas nisi me sfidën për zbulimin e konfiskimin e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme e kriminale. OFL bëri të mundur sekuestrimin e qindra pasurive dhe aseteve të vëna në rrugë kriminale, duke hequr nga duart e krimit miliona euro, e ky proces këtë vit është drejt finalizimit.

Paralelisht me këto aksione, trupa e policisë ka një vëmendje konstante në luftën kundër krimit, drogës, trafiqeve e paligjshmëri të ndryshme.

Këto janë ndër prioritetet e punës për të cilën merr kuptim vetë ekzistenca e strukturës së Policisë së Shtetit. Një studim i mbështetur nga qeveria suedeze në kuadër të programit për forcimin e policimit në komunitet, me të njëjtën metodologji që përdoret edhe në vendet e Bashkimit Europian, na ofroi të dhëna shumë domethënëse për punën e Policisë së Shtetit, që në shumë aspekte qëndron në mesataren e vendeve të BE-së”, tha Çuçi.