Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK zbulon detaje: Shënjestër, të tre personat

Arjan Ndoja 1 1100x620

Në mbyllje të hetimit të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK ka konkluduar se shënjestër e sulmit kanë qenë të tre personat në makinë, prokurori, Aleksandër Laho (Rrumi) dhe shoferi Andi Maloku.

Në dosjen me të pandehur, Redian Rraja dhe Artiol Halilaj, SPAK pretendon se ngjarja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit është edhe një person i tretë, ende i paidentifikuar. Në dosje ndodhet edhe dëshmia e tre të miturve, të cilët kanë parë Rrajën të ndërrojë automjetet në Shkafanë, ku u braktis mjeti i autorëve.

Po sipas prokurorisë, Rraja ka gënjyer edhe familjarët e tij, duke u pohuar se ishte larguar jashtë vendit, një muaj para ngjarjes.