Atletico nuk ndalet, mund Sevilla-n dhe nis shkëputjen

suarez 1100x620

5 fitore në 5 takimet e fundit në kampionat. Atletico Madrid marshon drejt titullit kampion javë pas jave dhe diçka ë tillë e kuptoi edhe Sevilla.

Madrilenët i dhuruan leksione andaluzianëve duke i mundur 2-0 e duke çuar distancën në 4 pikë nga Reali i vendit të dytë, pa harruar që “Los Kolçoneros”, siç njihet ndryshe Atletico, numëron dy ndeshje më pak se rivalët.

Sfida e mbrëmshme u zgjidh nga Correa dhe Saul, me një gol në secilën pjesë.