Austria mbyll 45 kalime me Sllovakinë dhe Republikën Çeke

austri 1 1100x620

Austria ka mbyllur 45 kalime të vogla drejt Republikës Çeke dhe Sllovakisë që nga mesnata për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit në dy vendet fqinje.

Në urdhrin e Ministrit të Brendshëm Karl Nehammer përmendet një dispozitë për “ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”.

Në Republikën Çeke incidenca mbi shtatë ditë është 795 dhe në Sllovaki 374. Ministri austriak i Shëndetësisë Rudolf Anschober tha se këto janë të dhëna alarmante.

Të Premten, fillon detyrimi për t’u regjistruar në internet për ata që hyjnë në Austri.