“E ke fundin tepër të gjatë”, shkolla dëbon 12-vjeçaren

Islam nxenese 1100x620

Zakonisht jemi mësuar me rregullore që i pengojnë nxënësve veshjet që nuk respektojnë dekorin e një institucioni shkollor. Zakonisht, një nga debatet më të shpeshta janë ato që kanë të bëjnë me gjatësinë e fundit, aty ku ai është dukshëm sipër gjurit.

Por në rastin e një shkolle të periferisë së Londrës, problemi është ai i kundërt.

Një vajzë 12-vjeçare, Siham Hamud, prej dhjetorit nuk mund të hyjë më në klasën e saj sepse refuzohet nga mësuesit. Arsyeja? Sipas rregullores së re të shkollës të Uxberidge, fustani që ajo mban është tepër i gjatë për rregulloren, që parashikon një veshje lehtësisht sipër gjurit.

Fustani i Sihamit përfundon deri tek kyçet e këmbës, dhe ajo është justifikuar me motive fetare, nga momenti që ajo dhe familja janë myslimanë.

Të dy palët nuk duan të ndërrojnë mendje, kështu që pothuajse çdo ditë 12-vjeçarja paraqitet, dhe kthehet në shtëpi, shpesh herë duke qarë, siç pohon i ati. “Nuk kuptoj ku është problemi i shkollës, është një vajzë besimtare, është një zgjedhja e saj”, deklaron ai.