E motra e Kim Jong Un po merr fuqi, kritika ndaj Koresë së Jugut: Janë idiotë

Kim jong un 1 1100x620

Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të vendit, ka kritikuar autoritetet e Koresë së Jugut, duke i konsideruar ato si “idiote”.

Kjo deklaratë e saj vjen pas kritikave për paradën ushtararake, të mbajtur në kryeqytetin Pyongyang.

“Ne zhvilluam vetëm një paradë ushtarake në kryeqytet, jo stërvitje ushtarake që synojnë dikë dhe që nuk fillojnë asgjë. Pse ata krijojnë problem duke ndjekur atë që po ndodh në Veri”, tha Kim në një deklaratë të botuar nga media shtetërore, KCNA.

“Jugorët janë një grup vërtet i çuditshëm (dhe) i vështirë për t’u kuptuar”, shtoi ajo.

Komentet e Kim vijnë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha se vendi i tij po zhvillon armë të reja duke përfshirë një nëndetëse me energji bërthamore si dhe armë taktike të dizenjuara për të depërtuar në sistemet e mbrojtjes raketore.

Kim Jo Jong, vetëm 4 vjet më e vogël se vëllai 36-vjeçar, cilësohet si këshilltarja më e besuar e liderit suprem të Koresë së veriut. Formalisht, ajo mban postin e zëvendësdrejtoreshës së zyrës së Agjitacionit dhe Propagandës, sektori më i ashpër kundër disidentëve ose thjesht personave që mund të kenë zbehur kultin e individit të Kim Jong Un.