Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

E pabesueshme, tenistja me 8 gishta kualifikohet në Australian Open

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 15:30 | Sporte të tjera

Tenistja britanike Francesca Jones shkruajti historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një Grand Slam, pas fitores 6-0 dhe 6-1 ndaj kinezes Jia-Jing Lu, në paraeliminatoret e Australian Open.

20-vjeçarja, numri 241 i renditjes WTA, ka lindur me një çrregullim që i ka deformuar duart dhe këmbët. Tenistes i mungon nga një gisht në secilën dorë, ndërsa ka vetëm 3 gishta në këmbën e djathtë dhe 4 në këmbën e majtë.

Por, kjo gjë nuk e ka ndaluar që të ndjekë ëndrrën e saj, jo vetëm duke u bërë teniste profesioniste, por edhe duke arritur që të luajë një Grand Slam.

https://www.youtube.com/watch?v=DMlBcpo9bI0&feature=emb_title

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani