Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Impeachment, ligjvënës republikanë mbështesin demokratët

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 10:28 | Bota
Impeachment, ligjvënës republikanë mbështesin

Demokratët sigurojnë mbështetjen e disa ligjvënësve republikanë në përpjekjen për të shkarkuar presidentin amerikan Donald Trump.

Zyrtarja e tretë më e lartë republikanë në dhomën e përfaqësuesëve, dhe vajza e ish-zëvendës presidentit Dick Cheney, tha se do të votonte për nisjen e procedurave të impeachment ndaj Trump, lidhur me trazirat e javës së kaluar në Kongres. Dy pjesëtarë të tjerë të partisë së presidentit Trump, John Katko dhe Adam Kinzinger, thanë se do të votonin për shkarkimin e tij.

“Më shumë do të mësohet gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim por ajo që dimë është e mjaftueshme. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, organizoi turmën dhe nxiti sulmin në Kongres. Çdo gjë që pasoi ishte vepër e tij. Unë do të votoj për të shkarkuar presidentin.”, u shpreh Liz Cheney, ligjvënese republikane.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë i partisë së presidentit në detyrë, mbështet Impeachment, që prej udhëheqjes së Richard Nixon.

Mediat amerikane thanë se kreu i republikaneve në dhomën e ulët, Kevin McCarthy, aleat i Trump, vendosi të mos iu kërkojë pjesëtarëvë të partisë të votojnë kundër një mase të tillë. Ndërkaq Nju Jork Times, shkruan se lideri i republikaneve në senat, Mitch McConnell, është shprehur për persona të afërt se ishte i kënaqur me vendimin e demokratëve për të shkarkuar dhe ndjekur penalisht presidentin, pasi në këtë mënyrë partia do të shpëtonte prej tij.

Të martën dhoma e përfaqësuesëve miratoi me 223 vota pro e 205 kundër, një rezolutë që i kërkon zv.presidentit Mike Pense të shkarkojë kreun e Shtëpisë së Bardhë duke evokuar amendamentin e 25. Ai lejon kabinetin të shkarkojë presidentin nëse është i paaftë për të vijuar detyrat. Por Pence, e refuzoi kërkesën e demokratëve duke thënë në një letër për Pelosin se amendamenti i 25 nuk është një mjet ndëshkimi apo uzurpimi. Pozicioni i zv.presidentit nënkupton se demokratët do të vijojnë me votimin për Impeachment.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani