Konflikti mes ortakëve, plagoset biznesmeni dhe dy të tjerë

Pasi ishin konfliktuar fizikisht dy ditë më parë, ortakët e një pallati në ndërtim e sipër, në rrugën “Ndre Mjeda”, e vijuan konfliktin këtë të mërkurë.

Këtë herë, përplasja agravoi në përdorimin e armës, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur biznesmeni 45-vjeçar Sino Llanaj.

Plumbat e pistoletës plagosën edhe një kalimtar të rastit dhe rojen e objektit, ndërsa gjatë sherrit mes dy grupeve, njëri prej të cilëve ortaku tjetër i Llanajt, Albert Allmuça, u vetëdorëzua në polici disa orë pas konfliktit. Ai mohoi autorësinë e ngjarjes, ndërsa blutë shoqëruan dhe disa persona të tjerë, të cilët dyshohet se u përshinë.

Policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë në zone, ndërsa një prej pronarëve të truallit tregoi disa nga problemet që nisën me ndërtimin e pallatit: “Kam për të marrë 4800 euro dhe ai fshihet. Thotë se është në gjyq, thotë se do të marrë kredi… Ai është i mbytur në borxhe, ka shitur nga 3 herë një hyrje.

Nga të dhënat e policisë, biznesmenët kishin prishur kontratën e ortakërisë disa kohë më parë, ndërsa janë në proces gjyqësor. Mosmarrëveshjet e tyre janë reflektuar dhe tek klientët, që kanë porositur apartamente, ndërsa, sipas pronarëve të truallit, ata kanë shitur më shumë se dy herë banesat.