Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Krizë politike në Itali, qeveria në rrezik, Renzi kërcënon të tërheqë ministrat

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 14:15 | Bota
Krizë politike në Itali, qeveria në rrezik, Renzi

Italia mund të mbetet pa një qeveri në mesin e një pandemie që vijon të mbjellë vdekje e rrënim ekonomik në vend.

Ish-kryeministri, Mateo Renzi, këmbëngul që qeveria Conte të sigurojë një hua nga fondi i shpëtimit të Eurozonës, duke paralajmëruar përfundosjen e ekzekutivit nëse ai do të refuzojë.

Renzi kërcënon prej muajsh të tërheqë dy ministrat e partisë së tij të vogël “Italia Viva” nga kabineti qeveritar, duke nxitur kaos politik në vendin e goditur rëndë nga koronavirusi.

Partia më e madhe e koalicionit qeverisës, “Lëvizja e 5 yjeve” është kundër idesë së kredisë, e deri më tani edhe Conte e ka mbështetur. Renzi pritet të mbajë sot një konferencë për shtyp, ku do të njoftojë vendimin për të tërhequr ose jo ministrat, të cilët janë vendimtarë për mbijetesën e qeverisë mes “5 yjeve” dhe PD-së.

Fondi i shpëtimit i njohur si mekanizmi i stabilitetit europian, ofron 36 miliardë euro kredi të buta për të ndihmuar shtetet anëtare të rimëkëmbin ekonominë. Por, me grante falas në dispozicion asnjë vend nuk ka treguar deri më tani interes për kreditë, me shqetësimin e rritjes së borxhit kombëtar dhe pasigurive në treg. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani