Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kupa, Interi në minutat e fundit mposht Fiorentinën, e pret derbi me Milanin

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 17:48 | Futboll
Kupa, Interi në minutat e fundit mposht Fiorentinën, e pret derbi me

Interi kualifikohet për çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mundi Fiorentinën në transfertë me rezultatin 1-2, pas 120 minuta plot raste nga të dyja anët.

Me Christian Ericksen titullar, edhe pse në një pozicion më të tërhequr nga roli i tij natyral, Interi kalon në avantazh në pjesën e parë falë një penalltie të realizuar nga Vidal, që shënon golin e tij të parë me zikaltrit. Pak minuta më vonë, Fiorentina merr një penallti për një faull mbi Kouame që anulohet drejtësisht nga VAR.

Në pjesën e dytë, pikërisht Kouame do të barazonte rezultatin për Fiorentinën, ndërkohë që Interi humb raste të arta shënimi me Sanchez dhe Hakimi.  Presioni i djemve të Antonio Conte shpërblehet gjithsesi vetëm në minutat e fundit të lojës shtesë, aty ku Lukaku i lë vetëm nuk gabon me kokë.

Ndërkohë, një derbi tjetër i shtohet sezonit, nga momenti që Interi pret në Kupë pikërisht Milanin, fitues dje me penallti ndaj Torinos.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë