Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pezullohet efektivi i SHÇBA, i përfshirë në konflikt me punonjës të Policisë Bashkiake

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 14:56 | Kronikë
Pezullohet efektivi i SHÇBA, i përfshirë në konflikt me

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka pezulluar nga detyra një punonjës të vetin, pasi është njoftuar për një konflikt të ndodhur mes tij dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë.

Ndaj efektivit në fjalë, do të nisë edhe procedimi disiplinor, për shkelje të rëndë deri në përfundim të hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“SHÇBA mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit për të gjithë punonjësit, brenda dhe jashtë strukturës së SHÇBA, pavarësisht gradës, apo pozicionit të detyrës”, thuhet në një njoftim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani