Rastet e shumta të të infektuarve, NBA shtrëngon masat

Untitled collage 2021 01 13T134251.126 1100x620

NBA ndryshe nga sezoni i kaluar ku u detyrua të grumbullojë ekipet në një vend për të finalizuar, këtë vit zhvillohet normalisht me skuadrat që udhëtojnë nga njëri vend në tjetrin sipas kalendarit.

Por prej nisjes së kampionatit të ri, rastet pozitive nuk kanë reshtur, madje disa takime nuk janë zhvilluar për të ruajtur sigurinë. Celtics është një prej klubeve me më shumë të infektuar dhe ekipi i Boston për këtë arsye nuk mund të luajë për të paktën një javë.

Shkaqe të tilla kanë detyruar krerët e NBA të shtrëngojnë masat dhe rishikojnë protokollin duke vendosur rregulla të reja. Lojtarëve u ndalohet për të paktën 2 javë çdo aktivitet tjetër jashtë shtëpisë përveç atyre që janë jetikë, dhe stërvitjeve.

Në ndeshjet në transfertë skuadrat nuk do të lejohen të dalin jashtë hotelit, veç momentit të rrugës për në ndeshje. Nuk kam seanca masazhimi në dhomat e lojtarëve. Të gjitha do të bëhen në palestër, ku çdokush do të duhet të mbajë maskë. Kjo vlen edhe për stafet teknike dhe këdo gjatë lëvizjeve në stadium.

Qëndrimet në dhomat e zhveshjes nuk do të jenë më të gjata se 10 minuta. Edhe gjatë udhëtimeve, në avion lojtarët do të qëndrojnë sikurse rrinë në pankinë, 2 apo 3 sedilje larg. Nuk ka përqafime, biseda apo takime në përfundim të ndeshjes mes basketbollistëve. Interesant është fakti që NBA do të testojë edhe persona të cilët do të kenë kontakt me lojtarët në banesat e tyre private.