Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Spanja eliminon pabarazinë prindërore dhe u jep baballarëve 16 javë leje

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 17:55 | Bota
Spanja eliminon pabarazinë prindërore dhe u jep baballarëve 16

Qeveria spanjolle ka dhënë leje prindërore të barabartë të dy prindërit, duke arritur në vendin e katërt, për sa i përket barazisë gjinore, dhe ka kapërcyer vendet e Evropës Veriore, para së gjithash Finlandën e drejtuar nga gratë.

Nga kombi që përmban në vetvete, më shumë se të tjerët, një shpirt nostalgjik të një të kaluare maskiliste dhe diktatoriale, dhe një frymë të përkushtuar për përparimin dhe të drejtat civile, vjen lajmi i aprovimit përfundimtar të lejes prindërore edhe për baballarët me 16 javë dhe pagesë të plotë.

Futja e dispozitave të reja pason zbatimin e një dekret-ligji të miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars të 2019-ës, i cili gjatë dy viteve të fundit ka rritur gradualisht lejen në dispozicion të baballarëve. Në fillim të vitit 2020, kaluan nga 8 në 12 javë për të arritur më pas 16.

Kjo parashikon që të dy prindërit duhet të ndajnë gjashtë javët e para, ndërsa dhjetë të ardhshmet, vullnetarisht, do të jetë e mundur t'i përdorin ato me kohë të pjesshme, me kohë të plotë ose me alternim.

Edhe pse është një hap për t’u patur zili, ky ligj është shoqëruar me kritika, ndërsa në Shqipëri jemi shumë larg modelit spanjoll.

A2 CNN Livestream

Dita jonë