Sulmuesi shqiptar i pafat në Turqi, Sadiku drejt Serie B italiane

sadikuuu 1100x620

“Sirena” italiane për Armando Sadikun. Pas gjysmës së parë të edicionit, ku ka qenë i pafat me dëmtimet dhe formën e shfaqur, sulmuesi i Kombëtares pritet të largohet nga Turqia.

Destinacioni i ardhshëm i 29-vjeçarit mund të jetë Serie B italiane. Interes për Sadikun ka shfaqur Kozenca, në kategorinë e dytë italiane.

Klubi nga Kalabria rrezikon rënien nga Serie B dhe kërkon përforcime, me bomberin shqiptar që shihet si një prej shpëtimtarëve të sezonit. Në fillim të sezonit, Armando Sadiku u largua nga Spanja, për të nisur një aventurë të re.

Kuqeziu iu bashkua Erzurumspor, skuadër që u ngjit në elitën e futbollit turk, por asgjë nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Vetëm 105 minuta të luajtura në pesë ndeshje të kampionatit, dhe largimi duket i pashmangshëm.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 292 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 417 të shëruar në 24 orët e fundit