Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Terapia e re ndaj Covid-19, “nano-antitrupat” që bllokojnë virusin

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 14:58 | Bota
Terapia e re ndaj Covid-19, “nano-antitrupat” që bllokojnë

Ndizet edhe një tjetër shpresë për një terapi të mundshme ndaj Covid-19.

Bëhet fjalë për “nano-antitrupat”, të zhvilluara duke punuar te lamat dhe alpakat, që pengojnë hyrjen e virusit në qelizat e njeriut. Ky trajtim duket se funksionon edhe në raste mutacioni të koronavirusit.

Zbulimi është bërë nga shkencëtarët suedezë të institutit Karolinska, bashkë me universitetin Bon të Gjermanisë dhe Institutin kërkimor Scripps të Kalifornisë.

Nga pikëpamja terapeutike, “nano-antitrupat” mund të funksionojnë më mirë se antitrupat normalë pasi janë të vegjël dhe më efikasë në luftimin e virusit si dhe mund të prodhohen në shkallë të gjerë.  

Shumë shpejt pritet të nisë edhe eksperimentimi klinik i tyre te njerëzit. Rezultatet e kërkimit janë bërë publike nga revista shkencore e njohur “Science”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani