Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Torovica nën ujë e baltë, disa familje braktisin banesat, të tjerë presin të ikin

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 14:07 | Aktualitet
Torovica nën ujë e baltë, disa familje braktisin banesat, të

Në Torovicë të Lezhës, përveç tokave bujqësore që janë të mbuluara me ujë shumë nga familjet jetojnë me frikën se rrëshqitjet e dherave, këto ditë, si pasojë e reshjeve, rrezikojnë seriozisht shembjen e banesave të tyre.

Banesa e Mark Majamait ndonëse është ndërtuar prej rreth 30 vitesh asnjëherë nuk ka pasur probleme të tilla ndërsa tani ajo është bërë e pabanueshme dhe rrezikon që të shembet.

Ndaj, kjo familje prej 7-anëtarësh sot është jashtë dhe kërkon strehë. Por, ky nuk është vetëm shqetësimi i tij, por edhe i fqinjëve, disa prej të cilëve tanimë janë larguar nga Torovica, për shkak të ndërtesave të pabanueshme pasi kanë filluar plasaritjet e mureve dhe dëmtime të tjera për shkak të dheut që rrëshqet nga mali.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu