Vaksina kineze për pak “ngel në klasë” vetëm 50% efektive

EUROPA VAKSINIMI MB frame 74 1100x620

Një grup shkencëtarësh brazilianë kanë bërë publike të dhënat e testeve klinike të vaksinës kineze kundër koronavirusit, të krijuar nga Sinovac, e cila sipas tyre është vetëm 50.4% efektive kundër virusit.

Sipas këtyre të dhënave, kjo vaksinë është më pak efektive nga sa ishte raportuar më herët dhe mezi kalon nivelin e duhur për të marrë aprovimin për përdorim.

Sinovac, një kompani biofarmaceutike me bazë në Pekin, është krijuesja e CoronaVac, një vaksinë inaktive. Ajo vepron duke përdorur grimca virale të vdekura për të ekspozuar sistemin imunitar të trupit ndaj viruseve, pa rrezikuar një sëmundje të rëndë.

Deri tani, me kompaninë kineze kanë arritur marrëveshje për vaksinën shumë vende dhe mes tyre ndodhen dhe Indonezia, Turqia dhe Singapori.