Vala e acartë polare pritet të “ngrijë” çdo cep të vendit, nga e mërkura nis normalizimi

13 JANAR DITARI 13 00 CLEAN frame 86157 1100x620

Orë pas ore, temperaturat do të shkojnë drejt pikës së ngrirjes. Nga mëngjesi i së premtes, rënia e temperaturave theksohet në çdo pëllëmbë të gadishujve Apenin dhe Ballkan.

Temperatura disa gradë në zero do të mbërthejnë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut ku mesdita e së shtunës deri mëngjesin e së hënës do të ngrijnë thuajse 100% të territoreve shqiptare.

Shtresat e dukshme të akullit nuk do të kursejnë as bregdetin ndërsa parashikohet që temperaturat të fillojnë normalizimin e tyre vetëm pas mesjavës tjetër.