Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vijon censura ndaj Trump, Youtube i mbyll kanalin për një javë

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 08:20 | Bota
Vijon censura ndaj Trump, Youtube i mbyll kanalin për një javë

Kompanitë e teknologjisë së lartë në Shtetet e Bashkuara kanë vijuar censurën ndaj presidentit Donald Trump.

Pas Twitter, Facebook dhe Instagram edhe Youtube ka vendosur të bllokojë për një javë kanalin zyrtar në këtë platformë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Youtube ky vendim ndaj Trump erdhi pas postimit të një video që sipas kompanisë shkel rregullat dhe nxit dhunë.

Një ditë më parë, Trump sulmoi ashpër kompanitë Big Tech duke i akuzuar ato se po përpiqen të përçajnë vendin. Ai premtoi se shumë shpejt do të ketë një kundërpërgjigje ndaj tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë