Votimi dhe numërimi elektronik. PS-PD, pa konsesus për zonat ku do të zbatohet projekti

Vota e emigrantëve vetëdeklarim i detyrueshëm i adresave në e Albania 1100x620

Përfaqësuesit e partive politike nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i takon qarqeve ku do të zbatohet projekti-pilot për numërimin dhe votimin elektronik për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në takimin konsultativ me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.

Burime nga KQZ bëjnë me dije për A2 se opozita joparlamentare ka këmbëngulur që projekti-pilot të shtrihet në qarqet Korçë dhe Fier, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar që pilotimi të zbatohet në mënyrë të pjesshme vetëm në një zonë zgjedhore ose në një KZAZ të vetme dhe përzgjedhjen ta bëjë vetë KQZ.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e mbështeti këtë propozim me argumentin se tashmë nuk ka kohë të mjaftueshme për ta shtrirë projektin në 20% të qendrave të votimit.

Në mungesë të një dakortësie, palët vendosën për të zhvilluar një takim të dytë brenda javës, në kërkim të konsensusit.