Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Abuzimet para zgjedhjeve, KQZ zbardh kallëzimet, policia takim me deputetin e PS, Alket Hyseni

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 10:13 | Politikë
Abuzimet para zgjedhjeve,  KQZ zbardh kallëzimet, policia takim me

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar kallëzime të bëra në adresë të institucionit ku të paditur janë zyrtarët qeverisës.

Akuzuesi kryesor duket se është Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ka bërë 16 ankesa ndaj mazhorancës ku sipas saj, ka shfrytëzuar të mirat shtetërore në shërbim të fushatës zgjedhore.

Ankesat e LSI-së lidhen kryesisht me aktivitetet e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë dhënies së çelësave të banesave të dëmtuara nga tërmeti ku për LSI-në ku veprim është ndaluar të bëhet.

Krahas partisë politike, tri kallëzime janë bërë nga qytetarët ku njëri prej tyre akuzoi strukturat e policisë në përfshirjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

“Me datë 6 janar 2020, deputeti Alket Hyseni ka thirrur në takim, drejtues të Policisë së Shtetit, në Sarandë. Zoti Hyseni është deputet, është politikan, është kandidat në zgjedhje dhe drejtues politik i zonës, dhe asnjë pikë e legjislacionit shqiptar nuk i jep të drejtë deputetëve të thërrasin në takim e t'i kërkojnë llogari policisë së shtetit. Rasti konkret përbën shkelje të dispozitave ligjore dhe një sinjal negativ për zgjedhjet dhe rolin e Policisë në to, ndaj është në interesin e vetë KQZ-së të reagojë për distancimin nga praktika të tilla dhe ndalimin e tyre nëtë ardhmen.”

Denoncuesi e shoqëron rastin në fjalë me një fotografi të publikuar në faqen e deputetit në facebook, linku i së cilës tani nuk ekziston më. Këto kallëzime vijnë pas vendimit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kufizimin e aktiviteteve qeveritare katër muaj nga data e zgjedhjeve. Forca kryesore e opozitës, Partia Demokratike ka zgjedhur që kallëzimet të mos i bëjë në KQZ, por në SPAK.

A2 CNN Livestream

Dita jonë