Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humbin jetën 4 anëtarët e një familjeje nga Kosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në aksin Rrëshen-Rubik.

Nga aksidenti mes një mjeti Citroen dhe një kamioni, ka 4 viktima nga një familje nga Kosova. Gjithashtu, një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas burimeve, makina që po vinte nga Kosova, ka hyrë në parakalim të gabuar, duke u përplasur me kamionin.

Mësohet se viktima janë shtetasit me iniciale A.A, M.A., K.K. dhe V.A.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.