Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bota në krizë me pandeminë, Kina fiton luftën tregtare botërore

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 11:59 | Bota
Bota në krizë me pandeminë, Kina fiton luftën tregtare

Si rezultat i mirëmenaxhimit të situatës, ndryshe nga ekonomitë e tjera të mëdha, Kina ka shmangur recesionin ekonomik në vitin 2020 dhe, madje, pritet të ketë rritje për 2% këtë vit. Kjo i dha përparësi në luftën e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë eksportet u rritën në mënyrë rekord.

Louis Kuijs, kreu i ekonomisë së Azisë në Oxford Economics, ia atribuoi fitimet Kinës, e kryesisht menaxhimit të pandemisë, e cila shpërtheu në qytetin kinez të Wuhan pak më shumë se një vit më parë. Ai shtoi se Kina ka përfituar shumë nga kërkesa për pajisje mbrojtëse dhe elektronike pasi njerëzit në të gjithë botën punonin nga shtëpia.

"Pasi u rikuperua nga kriza e saj Covid-19, Kina ishte e hapur për biznes" tha Kuijs.

Ndërkohë, marrëdhënia tregtare e Kinës me Shtetet e Bashkuara, u bë edhe më e paekuilibruar.

"Gjykuar nga rritja e importeve amerikane nga Kina në vitin 2020, duket e drejtë të thuash që lufta tregtare e Trump me vendin, dështoi", shton Kuijs.

Ekspertët presin që presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, do të ulë presionin mbi vendin pasi ai të marrë detyrën javën e ardhshme, por gjithsesi nuk mund të heqë tarifat shpejt.

"Qeveria e Biden do të mbajë një qëndrim ndryshe, më pak luftarak dhe më të qëndrueshëm ndaj Kinës. Por, politikisht nuk është e mundur që Biden të heqë tarifat për mallrat kineze së shpejti."

A2 CNN Livestream

Dita jonë