Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Deputeti i PS ndau legalizimet, KQZ gjobit shefin e Kadastrës Lushnjë me 1500 lekë

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 16:02 | Politikë
Deputeti i PS ndau legalizimet, KQZ gjobit shefin e Kadastrës Lushnjë

Drejtori i Kadastrës Lushnjë është gjobitur nga KQZ me 1500 lekë pasi ka lejuar shpërndarjen e certifikatave të legalizimit në aktivitete publike. Ky ishte vendimi i parë që ky institucion merr për shkelje të vendimit për kufizimin e aktiviteteve qeveritare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjobën e parë ndaj një titullari institucioni që ka shkelur vendimin për kufizimin e aktiviteteve qeveritare. I dënuari i parë është drejtori i Kadastrës së Lushnjës, Arben Qalliu, ndaj të cilit Ilirjan Celibashi vendosi se kishte shkelur vendimin që ndalonte shpërndarjen e certifikatave të legalizimit në aktivitete publike. Shuma e gjobës që shefi i kadastrës do të duhet të paguajë është 1500 lekë.

Arben Qalliu nuk preferoi që këtë vendim ta dëgjonte në sallën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mesa duket, shuma me të cilën u gjobit është më e vogël sesa paratë që do të shpenzonte për të ardhur nga Lushnja në Tiranë.

Në seancën dëgjimore, drejtori i Kadastrës Lushnjë u shfajësua ndaj fotografisë ku deputeti socialist Bujar Çela shpërndante certifikata legalizimi për banorët e njësisë administrative Ysgjokaj në Lushnjë. Sipas tij, për shkak të masave anti-covid, sportelet e institucionit janë të mbyllura dhe certifikatat e legalizimit i shpërndanë nëpërmjet grupeve të topografëve në terren, duke ngritur hipotezën se deputeti socialist ka shfrytëzuar këtë moment për të bërë fotografinë me leje legalizimi në duar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli