Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dhjetëra doza heroine në banesë, pranga 35-vjeçarit

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 15:03 | Kronikë
Dhjetëra doza heroine në banesë, pranga 35-vjeçarit

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili posedonte 47 doza heroine, gati për shitje.

Sikurse njoftohet, në pranga ka rënë i riu F.K., banues në Pogradec.

''Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të forta në qytet është ushtruar kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 2, Pogradec, ku u gjetën 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë gati për shitje dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", njofton policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli