Do hetojnë origjinën e koronavirusit, dy anëtarë të ekipit të OBSH nuk u lejuan të shkojnë në Wuhan

wuhan 1100x620
Staff members in protective suits stand guard next to a bus before the expected arrival of a World Health Organisation (WHO) team tasked with investigating the origins of the coronavirus disease (COVID-19) pandemic, at Wuhan Tianhe International Airport in Wuhan, Hubei province, China January 14, 2021. REUTERS/Thomas Peter

Dy anëtarë të ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po heton origjinën e pandemisë së koronavirusit janë ndaluar të fluturojnë në Kinë, pasi kishin antitrupa të koronavirusit.

Një ekip ndërkombëtar prej 13 shkencëtarësh do të zbarkonte në qytetin e Wuhanit, ku u regjistruan rastet e para të koronavirusit, në fund të vitit 2019. Por, dy anëtarë të këtij ekipi mbeten në Singapor, tha OBSH, pasi ata “rezultuan pozitivë për antitrupat IgM”.

Antitrupat IgM janë ndër shenjat më të hershme të mundshme të një infeksioni koronavirus, por mund të shfaqen edhe te dikush që është vaksinuar ose infektuar më parë, por nuk është më bartës i virusit.

Që nga nëntori i vitit 2020, personat që fluturojnë për në Kinë, duhet të tregojnë rezultate negative për antitrupa IgM dhe një provë PCR, para se të lejohen të hyjnë në vend.

Shkencëtarët në fjalë po ritestohen, edhe pse më parë ishin testuar dhe kishin rezultuar negativë për koronavirusin, tha organizata, duke shtuar se shkencëtarët që kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në Kinë”, do të fillojnë punën e tyre menjëherë gjatë protokollit të karantinës 2-javore për udhëtarët ndërkombëtarë “.