Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Do të kandidojë në Elbasan, Hajdari në A2: Beteja, mes së resë dhe së vjetrës. Nuk përfshihemi në koalicione, as pas zgjedhjeve

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 13:46 | Politikë
Do të kandidojë në Elbasan, Hajdari në A2: Beteja, mes

Në skenën e subjekteve të reja të panoramës së përgjithshme të këtyre zgjedhjeve, padiskutim që kanë spikatur me protagonizëm, të mbledhurit e rinj në listën e Nismës Thurje. Si janë planet? Çfarë është menduar për programin dhe formulën e garimit? Për këtë foli në Ditarin në A2, deputetja aktuale, Rudina Hajdari, e cila bëri publik lajmin se do të kandidojë në qarkun e Elbasanit.

“Nuk ka ardhur si surprizë, pasi kam shumë kohë që punoj në Elbasan. Ky është një qytet problematik sa i përket krimit të organizuar dhe ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Kam bërë zgjedhjen e duhur që të bashkohem me sa më shumë të rinj e të reja. Shumë të rinj kanë vendosur të largohen nga Elbasani, qoftë duke ikur nga Shqipëria, por edhe duke zgjedhur një rrugë tjetër. Elbasani është shumë afër Tiranës dhe ka një potencial shumë të madh ekonomik”, u shpreh Hajdari.

Më tej, Hajdari foli edhe për figura të tjera të Nismës Thurje dhe qarqet se ku ata do të kandidojnë. “Pano Soko do të kandidojë në Tiranë dhe zoti Shabani, po ashtu. Zonja Loku do të kandidojë në Lezhë. Kemi kandidatura në Gjirokastër dhe në Shkodër. Ne mundohemi të afrojmë sa më shumë ata njerëz që duan të kontribuojnë në këtë nismë, por që nuk kanë një të shkuar të përlyer në politik”.

https://a2news.com/2021/01/14/jam-rritur-duke-u-lare-ne-shkumbin-rudina-hajdari-shpall-kandidaturen-ne-elbasan/

Por sa i lehtë është depërtimi në këtë skenë të vjetër politike? “Beteja është mes të resë dhe së vjetrës, sapo ka nisur. Po hedhim hapat e para që të shembim sistemin e vjetër, të largojmë politikanët që vetëm grabisin nga mëngjesin deri në darkë. Sfida është e madhe, por beteja ka filluar. Ne i kemi hedhur hapat e para. Duhet të bashkohemi të gjithë për ta bërë këtë ndryshim realiteti. Mendoj se koha do ta tregojë që këta do të dalin nga skema politike. Çdo formulë që ata të ndërmarrin përsipër, tashmë qytetarët i kanë njohur këta politikanë që synojnë të ndryshojnë maskën. E vërteta është parë”.

Por, për sa mandate janë ambiciet e Nismës Thurje? “Kjo varet nga njerëzit se sa do të dalin të votojnë. Duhet të nxisim njerëzit të votojnë. Ka një demoralizim për të votuar. Duhet të kemi një ndryshim dhe të mos qëndrojmë në gjumë, ku ia lëmë stafetën dikujt që nuk bën asgjë, por e përdorin atë post për të fuqizuar këtë grup oligarkësh”.

Për Hajdarin, Nisma Thurje nuk do të bëjë koalicion as para dhe as pas zgjedhjeve.

“Dera është e hapur për qytetarët, por jo për të bërë kompromise për t’u futur në parlament me çdokush. Ne kemi në mendje që të qëndrojmë besnikë ndaj votuesve tanë dhe mbështetësve tanë, për këtë duam të jemi të qartë, duke mos pasur as koalicione parazgjedhore dhe as paszgjedhore. Kjo është një betejë që ne e kemi ndaj politikanëve që nuk kanë bërë asgjë tjetër veç këtyre makinacioneve”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli